Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin për 55-vjetorin e lindjes.
Shefi i qeverisë thotë se ka një brengë, që nuk ia përcjellë dot urimet Thaçit përmes telefonit pasi kujtojmë që ish-kreu i shteti të Kosovës ndodhet në Hagë pasi po gjykohet për luftën gjatë viteve 1998-1999.
Në mesazhin e urimit, Rama liston tri pyetje dhe theksin e vë tek krjimi i gjykatës, që sipas tij historinë e saj po e zhvillon padrejtësisht ndaj njerëzve që luftuan për lirinë e popullit të Kosovës.
“Sot ka qenë një ditë e vrenjtur edhe brenda meje. Zakonisht në këtë ditë të vitit jam mësuar, prej vitesh, t’i uroj ditëlindjen sivëllait tim, Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Dhe pengesa për t’ia uruar ditëlindjen një njeriu të dashur, të gjallë e të marrë peng në rrethana të njohura, jo nga forca të errëta e të panjohura, po nga Bashkësia e Lartë Ndërkombëtare, ka gjithë ditën që më rri mbi kokë si boshllëk i zymtë, thithës e lodhës. A e dinin vallë ata, miqtë tanë të mëdhenj që e lindën atë gjykatë, se historia e saj do të zhvillohej kështu, kaq zymtësisht e padrejtë me njerëz që luftuan për lirinë e popullit të tyre dhe me vetë Kosovën?! Kam frikë se të vërtetën për këtë s’kam për ta marrë vesh kurrë. Edhe 100 Komandant“, shkruan Rama.












