Albin Kurti ka refuzuar një takim me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama, i cili ka planifikuar një vizitë zyrtare në Kosovë.
Një ditë më parë, zura e shtypit pranë kreut të qeverisë ka njoftuar se Rama do të zhvillojë një tur në Ballkan në kuadër të Procesit të Berlinit në datat 6 korrik dhe 7 korrik. Rama pritet të udhëtojë drejt Beogradit, Sarajevës, Prishtinës dhe Shkupit, ndërsa do të zhvillojë takime me krerët e shteteve përkatëse.
Por e menjëhershme ishte pergjigjia nga Albin Kurti i cili tha se nuk e takon Edi Ramën, nëse nuk zhvillohet mbledhja e qeverisë mes dy vendeve që u anulua para disa ditësh.
“I kërkova të mbajmë mbledhjen e qeverisë që u anulua. Do rrijë 2 ditë dhe 1 natë në Prishtinë në kuadër të Procesit të Berlinit. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua”, tha Kurti.












