Qeveria ka njoftuar ngritjen e një task-force për monitorimin e veprimtarisë së administratës publike gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Drejtimin e kësaj task-force e merr zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila është drejtuesja politike e qarkut të Dibrës në këtë fushatë elektorale.
“Akti i tretë ka të bëj me ngritjen e një task-force për monitorimin e veprimtarisë së administratës publike dhe të sjelljes së administratës publike dhe përdorimin e burimeve njerëzore dhe financiare dhe infrastrukturës gjatë procesit zgjedhor. Këtë task-forcë do ta kryesojë zv.kryeministrja Balluku. Është një masë shtesë që merr qeveria shqiptare gjithmonë në drejtim të garantimit të procesit zgjedhor të 14 majit 2023”, tha Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.












