Kryeministri Edi Rama foli për skenarë të mundshme se cfarë do të ndodhë nëse Greqia vendos veton e integrimit. Në fjalën e tij në Kongresin e PS, Rama theksoi se nëse kjo ndodh, nga Brukseli nuk do kthehet i mërzitur, por përkundrazi më i motivuar.
Rama u shpreh se do ta bëjë gati Shqipërinë për në BE përpara se BE të jetë gati për Shqipërinë.
“Shqiptarëve që na dëgjojnë dua ti them se në rast se kjo ndodh “vetoja” nga Greqia, unë nuk do kthehem nga Brukseli i mërzitur. Asnjë fije i mërzitur, por do kthehem me krenar për Shqipërinë dhe më i motivuar për të vazhduar punët, edhe më i bindur se një absurditet i tillë nëse ndodh nuk do ta vonojë dot asnjë ditë procesin e anëtarësimit në BE. Madje edhe më i vendosur për ta përshpejtuar këtë proces për ta bërë gati Shqipërinë për BE edhe më para se BE të jetë gati për Shqipërinë“, tha Rama.












