Ditën e hënë pritet që vendi ynë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët dhe reshje shiu. Në lartësin mbi 700-800 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar.
Ditën e martë moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura kryesisht në zonat malore. Reshje lokale shiu me intensitet të ulët përgjatë zonave malore të vendit.
Ditën e mërkurë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës, filimisht në jug e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën qendrore të vendit. Në lartësin mbi 600-700 metra në jug dhe juglidje reshje bore.
Ditën e enjte parashikohet të kemi mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente me intensitet të ulët të karakterit lokal në jug të vendit, në juglindje reshje bore me intensitet të ulët.