Adriatik Lapaj tha se “luftën” e ka vetëm me kryeministrin e vendit Edi Rama të cilin e ka ftuar për debat televiziv.
“Me Ramen e kam unë luftën! Nëse shqiptarëve nuk ju pëlqej unë, por e duan ndryshimin, le të votojnë këta”, shtoi Lapaj.
I pyetur se pse Rama duhet të dalë përballë tij në debat, Lapaj dha këtë përgjigje: “Unë si person fizik e juridik flas, kërkoj e përgjigjem për veten time! Unë i kam thënë kryeministrit, zotëri është standard botëror. Kryeministri, presidenti që garon për të mbajtur postin duhet të garojë me rivalët e vet politikë, a jam unë, a janë këta? Caktojeni edhe ju gazetarët që bëni ftesat, e caktojnë edhe sondazhet”