Joan Laporta beson se Lionel Messi do ta mbajë gjithmonë Barcelonën në zemrën e tij dhe pranon se do ta dëshironte kthimin e shtatë herë fituesit të Topit të Artë në Camp Nou.
Presidenti i Blaugranëve hodhi poshtë shanset që argjentinasi të ribashkohej me gjigantët katalunas, duke pretenduar se ai ka një kontratë me Paris Saint-Germainin, por pranoi lehtësisht se do të dëshironte që argjentinasi të ‘rikthehej një ditë’.
“Lidhur me temën për Messin, ne nuk mund të gjenerojmë pritshmëri. Messi është lojtar i PSG-së dhe ka kontratë me ta. Ajo që nuk dua të bëj, është të nxis pritshmëri që në këtë çast është shumë e vështirë”.
“Për neve, ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, e kemi pasur këtu dhe jam i bindur se në zemrën e tij është një Cule dhe gjithmonë do të jetë i lidhur me Barcën. Qoftë nëse kthehet ose jo si lojtar, tash për tash është te PSG dhe ne do të dëshironim shumë që të kthehej një ditë, por do të shohim”, tha Laporta.