Aktorja e mirënjohur Luiza Xhuvani është rikthyer këto ditë në vendlindjen e saj, Sarandë. Luiza Xhuvani ishte e pranishme në një aktivitet në kuadër të përurimit të një muraleje, pikërisht aty ku ajo nisi karrierën e saj skenike, te Qendra Kulturore.
Luiza recitoi dhe disa vargje, duke përcjellë një emocion të veçantë për të pranishmit. Dukej qartë se aktoren e kishte marrë malli për Sarandën, qytetin ku lindi dhe u rrit. Por dukej sikur edhe qytetin, ku ajo u rrit ndonëse ka ndryshuar shumë vitet e fundit, nga pitja e ngrohtë e qytetarëve sarandiotë, e kishte marrë malli.
Vitet e fundit Luiza Xhuvani ka kaluar një dramë të madhe familjare, por gjithsesi aktorja e njohur gjeti forcë për t’iu rikthyer me të njëjtin intensitet jetës skenike.