Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi foli për samitin e BE që do të mbahet të martën në Tiranë, si dhe për protestën e opozitës. Çuçi tha se kjo ditë shënon ngjarjen historike më të madhe për Shqipërinë, duke garantuar se çdo do të shkojë shumë mirë.
Sa i përket protestës, ministri Çuçi i “preu shpresat” PD-së suke thënë se ky tubim duhet të zhvillohet jashtë perimetrit të sigurisë.
“Pa diskutim do të jetë një ditë e shënuar për Shqipërinë. Është ngjarja diplomatike më e madhe e shtetit shqiptar. Ne jemi të përgatitur për këtë dhe kemi eksperiencvën e duhur, si një vend europian. Ju garantoj se çdo gjë do të shkojë mirë. Sidomos për të garantuar edhe zhvillimin e protestës. Asnjëherë nuk kemi qenë kundër protestave. Gjithmonë i kemi garantuar protestat, por këtë radhë kemi zonat e kuqe ku ndalohen tubimet”, tha Çuçi.