Ky Shën Valentin ka gjetur të izoluar çiftin më të ri të shoëbizit shqiptar, Kiarën dhe Luizin. Ka qenë këngëtari Elgit Doda ai i cili ka “zbuluar” këtë suprizë të Luizit, i cili edhe më herët i tha Kiarës që 14 shkurti do të jetë një ditë e veçantë për të.
Teksa ka postuar një pjesë të shkurtër të këngës, Elgiti ka paralajmërua: “Mbajeni mirë mend këtë tekstin se do ta mësoni përmendësh”.
“Vec du me të majt në krahë
Me të majt e më të shtrëngu
Të dëgjosh ti zemrën time
Se më shumë ka për të të treguar”, citohet të jetë një pjesë e tekstit të këngës së re.
Ky postim i këngëtarit është ripostuar edhe nga vetë Instagrami i Luizit dhe menjëherë intuita jonë na bën që të mendojmë se ky është një tekst i përgatitur nga Elgiti, të cilin do e këndojë Luizi dhe është dedikim për Kiarën.












