Eduard Zaloshnja e konsideroi të ulët numrin e pjesëmarrësve në protestën e sotme thirrur nga Sali Berisha.
“Cdo llogaritje në protestë duhet parë në këndvështrimin sa njerëz përfaqësojnë këta protestues. Sot maksimumi kanë qenë 10 mije protestues në shesh. Mënyra më e saktë mund të llogaritet me google earth. Me nje foto nga sateliti ndahet cdo segment i bulevardit dhe marzhi i gabimit është shume pak. Nëse nuk të vijnë votuesit e tu s’mund të presësh nga elektorati gri. Faktikisht dolën 1.2 % e të gjithë atyre që kanë votuar për të gjitha partitë opozitare. Përfaqësimi ishte shumë i vogël” u shpreh Zaloshnja.
Pamje me DRON me siguri ishin dëshpëruese për Sali Berishën dhe Ilir Metën pasi qytetarët kanë refuzuar të dalin në protestë e cila kishte një numër të ulët pjesëmarrësish.












