Personazhi i njohur i rrjeteve sociale Kozak, për herë të parë ka dalë në një intervistë në Top Channel, ku si rrallë herë ka folur për jetën e tij personale.
Kozaku është pyetur se sa para ka në bankë, por ai me sinqeritet të plotë u shpreh se nuk mban asnjëherë para në bankë por kesh. Sipas tij, ai fiton rreth 7 mijë euro në javë dhe në total kursimet e tij shkojnë rreth 800 mijë euro të cilat i ka kesh.
Erjola Doçi: Sa para ke në llogarinë tënde bankare aktualisht?
Kozaku: “Në bankë nuk është se mbaj lekë, i mbaj vetëm kesh. Kam kursyet nja 800 mijë euro. Ka shumë njerëz që thonë që gënjej dhe dua t’ja shpjegoj. Njerëzit që merren me live e dinë se sa lekë fitoj. Unë kam tre vite që marr nga 7 mijë euro në javë. Llogariteni vetë se sa lekë shkon për tre vite“












