Instituti i Statistikave ka publikuar zyrtqrisht të dhënat e Censin të Popullsisë dhe Banesave. Mësohet se nga regjistrimi, rezulton se në Shqipëri jetojnë 2 milionë e 412 mijë e 113 banorë.
Mes të dhënave të shfaqur pas publikimit të rezultateve, është edhe ai i shpërndarjes së banorëve sipas qarqeve.
Tirana mbetet qarku me më shumë banorë me 758.513, Fieri vjen i dyti me 240.377 banorë, më pas vjen Elbasani me 232.580, teksa Durrësi është vetëm i katërti me një popullsi prej 226.863 banorë.
Sipas rezultateve të mbledhura, qarku me numrin më të vogël të banorëve mbetet ai i Gjirokastrës me 60 013 banorë.
Popullsia sipas qarqeve:
》Tiranë 758.513 banorë
》Fier 240.377 banorë
》Elbasan 232.580 banorë
》Durrës 226.863 banorë
》Korçë 173.091 banorë
》Shkodër 154.479 banorë
》Vlorë 146.681 banorë
》Lezhë 99.384 banorë
》Kukës 61.998 banorë
》Gjirokastër 60.013 banorë












