Komisioni i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë, ka marrë vendim për të përjashtuar 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet përkatëse, 8 deputetë të opozitës të cilët në seancën e fundit bllokuan foltoren.
8 deputetët e përjashtuar janë: Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati të cilët shkaktuan kaos në Kuvend, duke mos lejuar zhvillimin normal te seances parlamentare.
Sipas kërkesës të PS-së tashmë e pranuar nga Komisioni i Etikës bëhet me dije se deputetët Bardhi dhe Nallbati, kanë artikuluar fjalë fyese drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, e cila javën e kaluar përjashtoi Sali Berishën dhe deputetët e tij mbështetës me motivacionin se shkaktuan rrëmujë në seancën plenare.