Menjëherë pas përfundimit të Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama ka befasuar të gjithë pasi së bashku me ministra te tij kanë shkuar në Kinema për tu relaksuar dhe për të nisur të qetë sezonin e ri qeverisës.
Mësohet se Rama dhe kabineti i tij kanë qenë në kinema “Millenium”, për të parë shfaqjen e filmit dokumentar të BBC “Thesaret e Adriatikut – Shqipëri” me Bettany Hughes, i cili u shfaq në orën 20:00.
Të pranishëm, kanë qenë mes të tjerësh ministrat Anila Denaj, Ervin Mete, Elisa Spiropali, Mirela Kumbaro, Elva Margariti dhe Belinda Balluku.
Pas këtyre ndryshimeve jashtë qeverisë mbeten: Olta Xhaçka, Evis Kushi, Frida Krifca, Edona Bilali si dhe Milva Ikonomi.












