Para disa javëve emri i Dj Adam Reeves u përfol se do i bashkohej “Big Brother VIP”. Asokohe, ky lajmi ngjalli shumë polemika pasi ai është shok i Butrint Imerit dhe Kiara sapo kishte nisur lidhjen me Luizin.
Gjithsesi, Reeves nuk u bë kurrë pjesë e shtëpisë së famshme. I ftuar sot në “Top Albania Radio” ai ka folur për çiftin më në zë të momentit.
“Kiarën e kam parë më mirë me Butrintin. Luizi i ka ndërtuar themelet në këtë spektakël. Mendoj se është një lidhje afatshkurtër. Lidhjet e “BB” nuk është se kanë rezistuar. Lidhja e Kiarës me Butrintin gjithmonë do të përflitet sepse vetë ajo ka shprehur se ka qenë një ndër përjetimet më të mira të saj.”-tha ai












