Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë një rezultat fantastik në zgjedhjet lokale të 14 majit duke fituar 53 nga 61 bashki ne te gjithe vendin.
PS është renditur forca e parë politike në zgjedhjet lokale duke plotësuar harten e Shqiperise me ngjyren e “Rilindjes”, kurse koalicioni “Berisha-Meta” ka dështuar sërish duke fituar vetëm 7 bashki.
Me një pjesëmarrje në votim prej 38.22 %, PS ka arritur që të marrë 786.566 vota ne rang kombëtar, e ndjekur nga koalicionit mes Metës dhe Berishës “Bashkë Fitojmë” te cilet kane marrë vetëm 501.402 vota. Ndërkohë, Partia Demokratike e Alibeajt ka dalë forcë e tretë politike në rang vendi duke mbledhur 36.852 vota.












