Shqipëri – Ishujt Faroe, do luhet sot më 20:45 në “Air Albania” për ndeshjen e fundit kualifikuese të ‘Euro 2024’.
Kur na ndajnë pak minuta nga fillimi i ndeshjes, trajneri Sylvinho ka vendosur që të kryejë 5 ndryshime në formacionin titullar, ku në sy bie aktivizimi nga minuta e parë e sulmuesit Mirlind Daku. Portën tekniku brazilian ia ka besuar Strakoshës, ndërsa nga minuta e parë do ta nisin edhe Balliu, Bare dhe Uzuni.
Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Mitaj, Asllani, Bare, Uzuni, Bajrami, Asani, Daku.
Tirana mbrëmjen e sotme do të jetë i gjithi në festë kuqezi ku pavarësisht çdo rezultati Kombëtarja ka siguruar kualifikimin e dytë historik në Kamionatin Europian që do të zhvillohet qershorin e vitit të ardhshëm në Gjermani.