Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Çekisë, e cila përfundoi me rezultatin 1-1.
Rama është shprehur se kjo Kombëtare nuk bën vetëm pikë, por luan futboll si e barabartë në çdo drejtim duke dhene shpirtin ne fushe. Gjithashtu Rama ka falenderuar gjithashtu futbollistët shqiptarë dhe gjithë stafin kuqezi.
“KRENAR PËR SHQIPËRINË❤️ Kjo Kombëtare nuk bën vetëm pikë, po luan futboll si e barabartë në çdo drejtim, jep shpirtin në fushë dhe frymëzon. Faleminderit djemve kuqezinj. Faleminderit kampionëve që e drejtojnë këtë skuadër kaq dinjitoze, trajnerit Sylvinho dhe ndihmësve të tij. Faleminderit edhe publikut kuqezi që sonte ishte lojtari ynë i 12-të”, shkruan Rama












