Si kurrë më parë, Shqipëria është kthyer në një atraksion të madh turistik e cila ne krahun tjeter sjell edhe rritje ekonomike per vendin tone.
INSTAT bëri të ditur në njoftimin e strukturave akomoduese se gjate muajit maj turistët nga Kosova zënë vendin e parë me 12.7% te turizmit ne Shqiperi, kurse pas tyre ne vendin e dyte renditen Gjermanet, ku 9.1% e turistëve kane vizituar vendin tone.
Të tretët ishin italianët me 7.8%, të ndjekur nga polakët me 3.4% dhe anglezët me 2.9%. Në muajin maj, turizmi ka shënuar një kulm të ri, sipas të dhënave të INSTAT, duke shënuar rritje të ndjeshme si të numrit të vizitorëve, ashtu dhe të netëqëndrimeve.
Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 38,0%, në krahasim me maj 2022. Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, vetem gjate muajit maj kanë hyrë në Shqiperi, plot 705 mijë shtetas të huaj./MONITOR












