Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha tregoi detaje nga burgosja e Ilir Metës dhe çfarë ndodhi përpara se të shkonte në qeli.
Pavarësisht se në media u raportua se ish-Presidenti po kalonte kriza nervore për shkak të izolimit, gazetarja tha se në kartelën shëndetësore të Ilir Metës shkruhet se “nuk vuan nga asnjë sëmundje”.
“Ilir Meta është mbajtur në observim, që konsiderohet ndryshe si zona e tranzitimit. Ai është mbajtur në survejim nga psikologët, gjithashtu janë bërë kontrolle mjekësore. Pasi ka përfunduar kjo fazë, ka marrë statusin e të paraburgosurit. Më është konfirmuar që pas vizitave mjekësore është konstatuar që Meta nuk vuan nga asnjë problem shëndetësor dhe këto të dhëna janë shkruar në kartelën e tij, sikurse dhe gjendja psikologjike, që psikologët dhe punonjësit e shërbimit social kanë shënuar që gjendja e tij paraqitet e qetë. Ditën e djeshme, institucionet e burgjeve, në qelinë që e kanë akomoduar në sektorin B, i kanë instaluar gjithashtu dhe një televizor, ndërsa janë pranuar veshje nga jashtë, të cilat i kanë sjellë anëtarë të familjes së tij”, tha gazetarja Anila Hoxha.