Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu iu përgjigj kërkesës së opozitës për të dhënë dorëheqjen pas skandalit tek Onkologjiku.
Ministrja theksoi se opozita po e përdor politikisht këtë skandal, duke treguar hipokrizi ndaj qytetarëve.
“Ju jeni në të drejtën tuaj që të përdorni në kapitalin tuaj politik jo vetëm shëndetin por edhe vdekjen, por kjo është një cështje zgjedhjeje. Nder nuk iu bën dhe asgjë nuk do të arrini sepse jeni qartësisht të lexueshëm në hipokrizinë tuaj për t’i qarë hallin qytetarëve”, tha ministja.
Koçiu theksoi se inkurajon organet e drejtësisë që të hetojë deri në fund këtë çështje, duke vënë para përgjegjësisë çdokënd që ka shkelur ligjin.