Sondazh i publikuar nga Qendra e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), nxjerr SPAK-un institucionin më të besueshëm në Shqipëri, ndërkohë që kryeministri Edi Rama kryeson ndaj Sali Berishës duke parashikuar një fitore bindëse në zgjedhjet e 11 majit.
Duke iu referuar “Exit Pollit” që nxjerr fitues Ramën, Berisha tërbohet nga rezultatet e sondazheve të cilat parashikojnë një humbje katastrofë të PD.
“Pollet janë një nga mënyrat më të shëmtuara të manipulimit të opinionit publik. Nëse rikthehemi para 5 nëntorit e patë se si u shemb si piramidë gjigande mashtrimi, piramida e polleve që nxirrte fituese Harris dhe humbës Donald Trump. Në dijeninë time, institutet nuk kanë kompani sondazhi, i porosisin ato. Vetëkuptohet se këtu ato manipulohen. Ngjitja e PD-së gjatë këtyre muajve është ngjitja vertikale më e fuqishme e saj dhe ajo po shkon drejt fitores, pavarësisht nga mashtrimet me polle apo vajin e Edi Ramës”, tha Berisha.












