Ditën e sotme kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar drejt Luksemburgut dhe Brukselit, ku në qëllim janë bisedimet për anatrësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ndërkohë, takimi i parë nis në Bruksel me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, më pas në orën 18:00 bëhet hapja e Konferencës Ndërqeveritare 4: Grupkapitulli II – “Tregu i Brendshëm”, ndërsa pasohet nga një tjetër konferencë e përbashkët shypit nga Rama me ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosław Sikorski, si dhe Marta Kos, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin.
Gjithashtu, Edi Rama është mirëpritur nga presidenti Antonio Costa në Bruksel, ndërsa kanë dhënë dhe një deklaratë për mediat.
Rama është shprehur se janë të përkushtuar për përmbushjen e të gjitha detyrave dhe për përmbylljen e negociatave.
“Sot është ditë e mirë për ne sepse kemi një tjetër konferencë dhe hapim kapituj të tjerë, ndërkohë që me presidentin jam shumë mirënjohës për kohën që më ka kushtuar për një bisedë rreth përparimit në këtë proces dhe më pas për samitin e ardhshëm të Komunitetit Politik, aktivitet i rëndësishëm por ka rëndësi të posacme në këtë moment. Do të flasim për rajonin, ndaj të cilit presidenti është veëanërisht i përkushtuar. Në përgjithësi jam i inkurajuar nga këto zhvillime dhe jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit për të përmbyllur të gjitha negociatat”, u shpreh Rama.