SPAK ankimoi vendimin e GJKKO për kthimin në “arrest shtëpie” të Sali Berishës.
Engert Pëllumbi, është gjyqtari që do të shqyrtojë në Apelin e Posaçëm ankimimin e SPAK kundër vendimit të GJKKO për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Sali Berishën.
Kujtojmë që më 27 nëntor, GJKKO hoqi masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, duke e lënë atë të lirë. Por menjehere, po ate ditë reagoi SPAK duke thënë se seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes së privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” vazhdon.












