Avokati Spartak Ngjela e konsideroi si të pavlerë protestën e thirrur nga “Non Grata”, Sali Berisha.
Avokati u shpreh i bindur se në protestë nuk do të ketë pjesëmarrje për shkak se ajo thirret nga një “non grata” që mendon se mund të shpëtojë veten nga protestat.
Ngjela tha se ai u shpall ‘non grata’ nga Sekretari amerikan i Shtetit, i cili ka thënë që nëse Sali merr partinë e gjithë partia do të jetë ‘non grata’.
“Sali Berisha është ‘non grata’ në SHBA, pse nuk bëri gjyq? Nuk bëri sepse i hapnin dosjet. Pushteti nuk merret me protesta, merret me votë. Këta janë në shekullin e 17-të. E dini sa është PD sot? 16-17 %, si mund të fitojë kjo parti me këtë përqindje mbështetjeje që ka”, tha Ngjela.












