Pasditen e sotme me sloganin “Kurrë më pas, vetëm përpara”, kryeministri Edi Rama do të hapë fushatën elektorale në Tiranë për zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Gjithçka po bëhet gati në sheshin Skëndërbej në Tiranë për prezantimin e 61 kandidatëve për kryetarë bashkie. Ndërkohë kryeministri Edi Rama pasi prezantoi sloganin “Kurrë më pas, vetëm përpara” përmes një postimi në Facebook ka zbuluar për stafin dhe ndjekësit edhe këngën, refrenin e fushatës elektorale.
Siç mund ta shihni në videon më poshtë stafi i Kryeministrisë futet duke kërcyer në zyrën e Ramës i cili ndal muzikën dhe i thotë: “Hajde boll tani! Shkoni dhe punoni!”. SHIKONI KËTU VIDEO-n:












