Friday, November 20, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

“Uroj të mos ndodhë”/ Fevziu i shqetësuar, ministri reagon me urgjencë dhe tregon të vërtetën…

by Rilindje
19/11/2026
in TË TJERA
Do t’i hiqet imuniteti 2 deputetëve? Fevziu zbulon të vërtetën se çfarë po ndodh…

Teatri i Kukullave në Tiranë nuk do të shndërrohet në qendër kulturore hebraike dhe as nuk do të ndryshojë destinacion.

Këtë e ka bërë me dije vetë ministri Blendi Gonxhja, duke përgënjeshtruar pretendimet që po qarkullojnë në media dhe rrjetet sociale për të ardhmen e godinës historike.

“Pretendimet që po qarkullojnë në media dhe rrjete sociale për ndryshimin e funksionit të godinës historike të Teatrit të Kukullave nuk qëndrojnë. Jo se qendrat e kulturave të tjera janë herezi, aspak, por se është e gabuar të përdoret një realitet kaq simbolik duke e përshkruar si të zëvendësueshëm nga diçka që për shkak të aktualitetit do krijonte një ngarkesë të re që të ushqente fantazi e paranoja absurde”, shprehet ministri Gonxhja.

“E vërteta është se Teatri i Kukullave vijon të jetë një nga qendrat më të dashura kulturore për fëmijët dhe familjet në Tiranë. Një hapësirë ku arti, imagjinata dhe edukimi bashkohen çdo ditë përmes shfaqjeve dhe aktiviteteve të shumta, për të cilat mbahet radhë. Vetëm në shtatë muajt e parë të vitit 2026, Teatri i Kukullave ka realizuar 158 shfaqje, atmosferë magjike e argëtim, ndjekur nga 16,725 spektatorë.

 Krenari e mirënjohje për menaxhimin profesional e të pakursyer. Godina historike, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të kryeqytetit, është restauruar dhe rijetëzuar përmes programit EU4Culture, të financuar nga Bashkimi Europian dhe të zbatuar nga UNOPS, duke u rikthyer në funksion të plotë për publikun sipas projektit tonë.

Sot, përveç skenës teatrore, kjo godinë mirëpret edhe Ekspozitën Muzeale të Kukullave dhe Ekspozitën Muzeale të ish-Parlamentit, duke ndërthurur krijimtarinë artistike me historinë, nostalgjinë dhe kujtesën tonë kombëtare.Teatri i Kukullave ka një identitet të qartë, një program  të vazhdueshëm dhe mijëra spektatorë që i japin jetë!  Respekti për ndjeshmëritë e njerëzve duhet të prijë çdo publikim e sidomos çdo debat, duke evituar dezinformimin” shton më tej Gonxhja.

Reagimi i Gonxhes vjen pasi në shumë faqe interneti u raportua për intervistën e gazetarit Blendio Fevziu, i cili i ftuar në podcastin “Pjaca në Media Radar”, shprehu keqardhjen e tij për një vendim që ai thotë se është bërë publik, kthimin e Teatrit të Kukullave në qendër hebraike pa patur asnjë lidhje me këtë kulturë.

Duke rrëfyer edhe historikun e kësaj godine ku u shpall Mbretëria Shqiptare, Fevziu tha se nuk ka asnjë arsye përse të kthehet në qendër hebraike.

“Unë kam insistuar vazhdimisht dhe kam ngritur shqetësimin nëse ndodh që Teatri i Kukullave të kthehet në një qendër hebraike, siç pretendohet. E di që kjo është bërë publike dhe shpresoj që të mos ndodhë.

Nuk ka lidhje me historinë hebraike. Aty austriakët nisën të ndërtonin një shtëpi oficerësh, por përfunduan vetëm themelet. Në vitin 1920, kur qeveria e Kongresit të Lushnjës erdhi në Tiranë, pati shumë debate. Në vitin 1923, kur u kuptua se Tirana do të mbetej kryeqytet, parlamenti, me një votim unanim, vendosi që buxhetin e parë, në një kohë kur nuk kishte para, ta investonte për ndërtimin e parlamentit të parë të Shqipërisë.”, tha Fevziu në intervistë.

Mirëpo vetë ministri i kulturës, Blendi Gonxhja mohon kategorikisht raportimet se Teatri i Kukullave në Tiranë do të shndërrohet në qendër kulturore hebraike.

NGA KATEGORIA

Pasaportat dhe kartat e identitetit më lirë, ministri jep LAJMIN E MIRË: Nga 1 Janari…
TË TJERA

Pasaportat dhe kartat e identitetit më lirë, ministri jep LAJMIN E MIRË: Nga 1 Janari…

17/11/2026
“Je gazetarja më…”/ Sali Berisha sulmon Klodiana Lalën: Kam hallin mos t’u…
TË TJERA

“Je gazetarja më…”/ Sali Berisha sulmon Klodiana Lalën: Kam hallin mos t’u…

12/11/2026
9 muaj në qeli! Veliaj kërkesë të pazakontë GJKKO: Po më mohoni të drejtat! Dua…
TË TJERA

“Për herë të fundit!”/ Çfarë po ndodh me Veliajn në burg? Avokati letër urgjente…

09/11/2026
LAJMI I FUNDIT/ Jep dorëheqjen kreu i Portit të Durrësit! Zbulohet EMRI i drejtuesit të ri…
TË TJERA

LAJMI I FUNDIT/ Jep dorëheqjen kreu i Portit të Durrësit! Zbulohet EMRI i drejtuesit të ri…

09/11/2026
Ndryshojnë rregullat për punësimet në administratë/ Çfarë duhet të dini…
TË TJERA

Ndryshojnë rregullat për punësimet në administratë/ Çfarë duhet të dini…

08/11/2026
Kujdes nëse fluturoni me Ryanair! Nga 10 nëntori ndodh NDRYSHIMI…
TË TJERA

Kujdes nëse fluturoni me Ryanair! Nga 10 nëntori ndodh NDRYSHIMI…

08/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

E FUNDIT/ Kryeministri Rama vë në LËVIZJE strukturat e PS-së, në fokus…
EDI RAMA

E FUNDIT/ Kryeministri Rama vë në LËVIZJE strukturat e PS-së, në fokus…

20/11/2026
“Me Ramën flas deri në 5 të mëngjesit”/ Dash Sula “zbërthehet”: Ja çfarë më shkruan…
POLITIKË

“Me Ramën flas deri në 5 të mëngjesit”/ Dash Sula “zbërthehet”: Ja çfarë më shkruan…

20/11/2026
VIDEO epike/ Rama surprizon kryeministrin belg, e përqafon nga pas: Do jetë ai shqiptari…
BOTA

VIDEO epike/ Rama surprizon kryeministrin belg, e përqafon nga pas: Do jetë ai shqiptari…

20/11/2026
LAJM I FUNDIT/ SPAK kërkon burg për deputetin aktual të PD, kush është…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT: Tjetër DORËHEQJE nga selia e PD-së, kush është demokrati që largohet…

19/11/2026
Aksident tragjik mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar, ja kush humb jetën…
AKTUALITET

Aksident i rëndë/ Gazetari i njohur shqiptar PËRPLASET nga autobusi…

19/11/2026
Kur do të udhëtojmë me tren në Shqipëri? Nis testimi i linjës hekurudhore moderne…
AKTUALITET

Kur do të udhëtojmë me tren në Shqipëri? Nis testimi i linjës hekurudhore moderne…

19/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!