Zv/kryeministrja Belinda Balluku do të rikthehet në detyrë pasi Gjykata Kushtetuese me shumicë votash, vendosi të pezullojnë vendimin e GJKKO-së që më 20 nëntor e pezulloi nga detyra.
Sapo ky vendim të botohet në Fletoren Zyrtare, Belinda Ballukut i lind e drejta të kthehet në zyrë dhe qeveria t’i kthejë të drejtën e firmës.
Me shumicë votash, 5 me 3, gjyqtarët e Kushtetueses kanë vendosur kalimin për shqyrtimin të ankimit të kryeministrit Rama, duke e legjitimuar edhe atë si palë në çështje.
Më 22 janar, në një seancë publike që do të nisë në orën 10:00, Kushtetuesja do të shqyrtojë ankimin e Ramës për të cilin do duhet të shprehet nëse GJKKO e ka fuqinë apo jo të pezullojë një anëtar të Këshillit të Ministrave.












