Kandidatja për deputete në listën e hapur të PD, Edit Harxhi ka deklaruar se shumë shpejt Sali Berisha do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Referuar informacioneve që ajo ka, deklaroi se shpreson që kjo vizitë e Berishës në SHBA të realizohet përpara zgjedhjeve të 11 majit.
“Vizita e doktorit do të jetë e shpejtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë e kam thënë edhe më parë. Unë them që do të them që është e shpejtë. Ai thotë jo, për sot dhe për nesër, por do të jetë e shpejtë. Unë shpresoj para zgjedhjeve. Informacionet e mia janë të tilla që do shkojë para zgjedhjeve. Nuk ka pasur asnjë provë për Berishën, sepse po të kishte prova do të ishte i dënuar nga Thesari amerikan. Berisha nuk eshte sanksionuar nga Thesari, per kete arsye ai mbetet akt administrativ”, tha Harxhi.












