Gjatë ditë së sotme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar në Bruksel presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Pas takimeve, as Kurti dhe as Vuçiç nuk kanë dhënë deklarata për mediat, por një reagim të shpejtë ka bërë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ciloi përgëzon Kurtin për pranimin e propozimit të BE-së.
“Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese. Kjo është një pikë vërtetë kyçe. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve. Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve..”, shkruan Rama.












