Alma Kaçi ka folur për herë të parë pas video-skandalit erotik me ish-kryetarin e bashkisë Kukës, Safet Gjicin.
Kaçi kërkon që në këtë episod të mos merren me djalin e saj të mitur, për shkak edhe të paragjykimeve. Gjatë intervistës për ‘Ora News’, Alma rrëfen për herë të parë të vërtetën e saj pse e regjistroi Safet Gjicin në momente intime në zyrën e Bashkisë së Kukësit.
“Normalisht, motivimi ishte për të demaskuar një titullar, që qytetarët presin atje tek dera për të qarë hallin e tyre dhe ai abuzon me zyrën e shtetit. Prezantimi i projektit dhe vetë projekti ka qenë thjesht një fabul”, tha fillimisht ajo.
Kaçi prej gati 4 muajsh po përballet me dy sfida në jete atë më drejtësinë dhe me përballjen me opinionin publik. Ajo kërkon që nga kjo vorbull reagimesh të mbajë larg djalin e mitur.
Alma Kaçi: “Është një fëmijë që po i përjeton të gjitha, pavarësisht se nuk di gjë, sepse e kam shkëputur nga rrjetet sociale. Por jam e sigurt që opinioni publik do të thotë se pse nuk mendove për fëmijën, e kështu e ashtu. Jo. Sepse ky brez i ardhshëm të mos ndeshen me abuzime të tilla. I drejtohem vetëm drejtësisë, që të paktën po privohet e drejta e fëmijës tim”.