Tensionohet situata përpara Kryeministrisë, pas përfundimit të fjalës së Sali Berishës në protestën anti-qeveritare.
Protestuesit kanë nisur të hedhin shashka dhe tymuese në shkallët e godinës së Kryeministrisë, megjithatë situata duket përgjithësisht e qetë. Policia ka formuar një kodron mes godinës dhe protestuesve, në gatishmëri për të ndëryrë në rast përshkallëzimi.
Sakaq, pas përfundimit të fjalës së tij, Berisha i ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e një proteste tjetër në seancën parlametare të ditës së hënë.












