Zlatan Ibrahimovic beson se është “e pashmangshme” që Argjentina e Leo Messit të fitojë Kupën e Botës: “Tashmë është shkruar” thotë ai.
Messi, i cili luajti me Ibrën te Barcelona në sezonin 2009-10, ka arritur në finalen e Kupës së Botës për herë të dytë në karrierën e tij.
“Unë mendoj se tashmë është e shkruar se kush do të fitojë”, tha Ibra për mediat në Dubai, cituar nga AS.com.
“E dini kë e kam fjalën, mendoj se Messi do ta ngrejë trofeun, tashmë është shkruar”. Ibra kishte treguar më parë respektin e tij ndaj yllit argjentinas, duke thënë se shpresonte që Argjentina të fitonte Kupën e Botës për shkak të numrit 10 të saj.