Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu është nxehur keq mbrëmjen e sotme me deputetin Tomor Alizoti, duke nxitur një debat të rrallë në studio dhe transmetim live. Ishte një frazë e deputetit që nxiti reagimin e menjëhershëm të moderatorit, aq sa Alizoti kërkonte të fliste dhe ai.
“Me gjithë respektin, kam përshtypjen se e gjitha është ndërtuar në një formë spektakli“, e nisi fjalën e tij politikani demokrat, duke “shënjestruar” median, por që nuk i prit mirë nga drejtuesi i “Opinion”.
“Në një formë spektakli?! Pse ti do të më tregosh mua se si do ta ndërtoj emisionin”, ia ktheu Blendi Fevziu, duke nisur një debat me deputetin demokrat.
》Tomor Alizoti: Do më lesh të flas apo jo?
》Blendi Fevziu: Jo s’të lë të flasësh. Ti fillon të flasësh për mua “është ndërtuar në formë spektakli”. Po pse mo unë e bëra spektaklin? Po çfarë duhet të jap?












