Bordi i Transparencës ka reaguar duke publikuar çmimet e reja të karburanteve (nafta, benzina e gazi) në vendin tonë.
Bordi i ngritur nga Kryeministri Edi Rama ka ulur akoma në mënyrë rekord çmimin e naftës e cila nga sot do të kushtojë 192 lekë/litër. Ky është një lajm i mirë nga Bordi i cili ka reaguar 3 here radhazi ku pas shumë kohësh nafta ulet në vlerën e 200 lekëve. Ulje më të madhe shënon edhe çmimi i benzinës e cila do të kushtojë 187 lekë/litër, kurse gazit kushton 71 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, datë 3 shkurt pas orës 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit që është ngritur nga Qeveria Rama për të mos lejuar abuzimet me çmimet.