Gjatë spektaklit të Big Brother VIP është sjellë në diskutim historia e dashurisë që Kristi ka lënë jashtë, ndërkohë që ka nisur një romancë me Keisin.
Nga ana tjetër, opinionistja Zhaklin Lekatari tha se e dashura jashtë shtëpisë se Big Brotherit duhet t’ia dijë për nder që Kristi nuk e gënjen por ajo e shikon “live” që ai nuk e do më.
“Unë e mbështes historinë e Kristit dhe Keisit. Kristi është një djalë komplet ndryshe nga djemtë që jemi mësuar të shohim në shoqërinë shqiptare. Ka një mënyrë tjetër të folurit, të perceptuarit të jetës, marrdhënies, vajzat. Më pëlqen që ka sjell një model të ri flirtimi që është më elegant, ka më shumë finesë. Mendoj që nëse Kristi ka lënë një marrëdhënie jashtë dhe unë do isha në vendin e asaj vajzës, do isha mirënjohëse që pashë të vërtetën live dhe partneri im nuk më gënjeu. Mua me shumë më tremb një shoqëri që është e përbërë nga një rini që ka frikë nga aventurat, ka frikë të guxojë, nga emocionet“, tha Zhaklina.