Edi Paloka është betuar se do të heqë dorë nga mandati i deputetit nëse Edi Rama fiton sërish zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
“Besniku” i Sali Berishës u zotua se do ta braktisë Kuvendin në një kohë kur të gjitha sondazhet nxjerrin fitues Partinë Socialiste dhe Edi Ramën i cili po shkon drejt “hipotekimit” të mandatit të katërt qeverisës.
“Unë nuk e dua dhe të mendoj që të jem në parlament që drejtohet nga Edi Rama. Edhe këto 4 vite kam bërë një zgjedhje timen, me ato akte që kam pasur në atë parlament që nuk e konsideroj të mbajë atë emër. Nëse Rama në vjedh ose na manipulon në zgjedhje dhe rri në qeveri, mandati im nuk më hyn në punë, ta marrë kush të dojë pas meje, sepse nuk ë vlen të qëndroj në një parlament të diktatorit. Nëse ne nuk arrijmë që të mposhtim Ramën ne nuk kemi asnjë justifikim. Nëse Rama arrin që të na manipulojë dhe të na marrë zgjedhjet, unë së paku nuk kam asnjë punë në atë kuvend“, tha Paloka.