Deputetët e Berishës pasi hodhën sende të forta në Kuvend, kanë nxjerrë jashtë godinës karriget e tyre dhe i kanë bërë grumbull në shkallët e Parlamentit, duke i vënë më pas flakën.
Pas djegies së karrigeve, grupi i opozitës u kthye sërish në sallë dhe bllokoi foltoren, por me kërkesë të grupit të PS, senaca u ndërpre për 10 minuta.
Grupi i PD kishte paralajmëruar mosbindje në Kuvend si dhe për të mos pasur jetë parlamentare normale, pas vendimit për denimin me një vit burg të Ervin Salianjit. Diegia e karrigeve është një akt i turpshëm i deputetëve të Berishës të cilët ‘shpërdorojnë dhe tallen’ me paratë e taksave të shqiptarëve. KETU SHIKO VIDEO-n:












