Teksa në kampin e socialistëve festa shpërtheu që në orët e mëngjesit, ndryshe u prit humbja në kampin kundërshtar dhe sidomos në atë të OMONIA-s, e cila kishte vendosur kandidatin e saj, Petro Gjikuria përballë Vangjel Tavos.
Pamjet treguan jo vetëm zhgënjim, por edhe nervozizëm për dështimin elektoral në zgjedhjet e pjesshme. Madje në një moment Sekretari i Përgjithshëm i OMONIA-s, Marin Suli është filmuar i mërzitur pas shpalljes së fitores së Vangjel Tavos si kryetar bashkie, i cili fitoi me mbi 17 për qind diferencë nga rivali.
Teksa qëndronte i vetmuar pas kutive të votimit, Suli shihet teksa mban kokën me dorë dhe më tej ndez një puro për të kaluar stresin elektoral dhe mërzitjen për humbjen e papritur. KETU SHIKO VIDEO-n:












