Pas lejes nga Drejtoria e Burgjeve, Fredi Beleri është nisur për në Athinë, ku më pas do të udhëtojë drejtë Strasburgut për t’u betuar si eurodeputet. Gjatë një prononcimi nga Rinasi, Beleri beson se do t’i kthehet normalitetit.
“Po iki drejt Athinës. Nesër do të jem në Strasburg. Nesër ka votime dhe vendime të rëndësishme. Këtej e tutje besoj se do t’i kthehem normalitetit”, tha Beleri.
Mes të tjerash, Beleri u ndal te zgjedhjet në Himarë, ku tha se herët a vonë do të dëgjohet zëri i sovranit.
“Herët a vonë, dëshira e sovranit respektohet. Në 4 gusht himariotët do të japin një përgjigje dhe dëshira e tyre do të respektohet te rezultati i zgjedhjeve.”, deklaroi Beleri.












