Saturday, July 4, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

U propozua për kryeministër i qeverisë teknike, reagon mjeku Tritan Kalo

by Rilindje
06/01/2026
in POLITIKË
U propozua për kryeministër i qeverisë teknike, reagon mjeku Tritan Kalo

Kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj zbuloi dy ditë më parë 2 emra që sipas tij mund të udhëheqin një qeveri tranzitore për 12 muaj.

Lapaj u shpreh se mjeku në pension, Tritan Kalo dhe profesori Përparim Kabo mund t’i japin Shqipërisë qeveri përtej palëve dhe zgjedhje të lira dhe demokratike, duke theksuar se më pas do të ketë efektin domino dhe do ketë garë në çdo nivel.

Mjeku Kalo reagoi me një postim të gjatë, duke shpjeguar pse nuk i përgjigjet ftesës së Lapajt.

Reagimi i Tritan Kalos:

U bënë 48 orë që komentues mëndjeçartur, në shumicën e tyre patronazhistë ose militantë të thekur, ndonjë anal-ist, plot parazitë kafenesh apo të porsazbritur në qytete apo në rrethinat e tij në tokat tona të xanuma prej tyre, nuk kanë lënë fëlliqsirë pa nxjerë nga goja e mëndja e tyre e shpërfytyruar moralisht, thjesht e vetëm sepse:

Protestuesi genetik Adriatk Lapaj më paska përmëndur mua dhe Prof. Përparim Kabon si kandidatë për Kryeministër të një Qeverie teknike tranzitore 12 mujore, për organizimin e zgjedhjeve të drejta e të ndershme në Shqipërinë e këndej Drinit.

Adriatiku ka shprehur një dëshirë të tijën pa u konsultuar së pari paraprakisht me mua, Prof. Kabo është në të drejtën e tij të shprehet, POR që unë e mirëkuptoj sepse ai ka dashur të hedhë dritë mbi faktin, se mjedisi ynë shoqëror ka ende plot bijë e bija të pa ndotur nga LLUMI KLEPTO-KORRUPTIV i këtyre 34 viteve DEMON-KRACI….

Aq larg shkojnë këto mëndje-errësuar sa më kanë bërë edhe vrasës (?!?!), e ndokush tjetër ka bërë thirrje edhe për të më varur në litar
Unë MANTELBARDHI Dr. Tritan Kalo e kam treguar me vepra dhe jo me lloqe kafenesh, se kam qënë në sheshe kurdoherë kur është cënuar Demokracija e pas Shpalljes së Pluralizmit politik më 15.12.1990…

U jam gjëndur kujtëdo që është lënduar në këto protesta, sepse MISIONARI mjek nuk bën dallime të përkatësive partiake, për të ndihmuar këdo që ka nevojë për asistencë mjeksore…

Ka ende gjallë ish funksionarë shteti ose funksionarë aktualë të tij, ish drejtues politikë të PS-së dhe jo vetëm të saj, të cilët mundet të pohojnë ato çka unë shkruaj më lart, përpos Azem Hajdarit të PD-së mqse ai është bërë me kohë për rrahmet…

Në 31.03.1991 kam udhëtuar direkt nga Parisi në Tiranë për të votuar ndryshimet demokratike në Mëmëdheun tim.
Në 28.06.2009 nuk kam nguruar të fluturoj nga Kanadaja për të hedhur votën në Shqipërinë e këndej Drinit sepse në Demokraci, vetëm vota e mëndjeve të lira mundet të sjellë ndryshime socio-politike. Në 11.05.2025 po ashtu kam ardhur nga Victoria, BC, Canada, direkt në Tiranë për të dhënë kontributin tim sado modest në ndryshimet demokratike shqiptare.
DY HERË:

NË 1993 familjarisht jam rikthyer në Tiranë nga Parisi, edhe pse kisha një pozicion të përftuar me konkurs në Asistencën Publike, të cilin kurrë nuk ma ofruan në QSUT, dhe
Në 2009 jam rikthyer nga Kanadaja për të dhënë më të mirën time të mundshme për bashkëkombasit e mi, që i besuan mëndjes dhe dijenive të mia modestisht jo të pakta mjeksore.

KURDOHERË në ATË-DHE unë kurrë nuk jam sjedhur si KONFORMIST për të përftuar poste shtetërore apo akademike, përkundrazi duke qënë VETËVETJA më janë krijuar pengesa pas pengesash vetëm e vetëm që të mos marë atë çka unë kam merituar me Profesionalizmin, Punën e Përkushtimin tim ndaj kujtëdo, që më është adresuar për asistencë në ndihmë të problemeve të tija shëndetsore….

JAM SHUMË-SHUMË KRENAR për qindra jetë të shpëtuara, si dhe për mijra e mijra jetë të lehtësuara nga hallet e problematikat e tyre mjeksore…

Në 42 vite pune prej 2.07.1981 kur ngjita për herë të parë shkallët e Spitalit Nr. 4 Infektiv si Mjek stazhier, dhe deri më 18.07.2023 ditën e daljes sime në pension jam përpjekur për çdo dekikë të jetës sime, për ta ruajtur nga çdo ndotje morale e financjare

MANTELBARDHËSINË time….

“DASHAMIRËSIA mdiokratokratike” e drejtuesve në Shërbim, në Fakultet dhe në Universitet nuk më rimundësoj DIJEDHËNIEN në auditoret e Fakultetit të Mjeksisë pas kthimit nga Kanadaja, deri në daljen time në pension dhe rikthimin në Kanada…

Pavarësisht kësaj çka përmënda më lart, unë kurdoherë DIJET e mija teorike si dhe NJOHURITË e mëdha praktike, i kam vënë në dispozicion të studentëve, të mjekëve stazhierë apo të kolegëve jo vetëm të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë…

Për dijeninë e kujtëdo që ende bart dritë në sytë dhe në mëndjen e tij, unë isha i vetmi mjek në atë Shërbim me “Medalje të Artë”, me Diploma universitare franceze në lëmitë e Sëmundjeve Infektive e Tropikale, si dhe të Reanimacionit Mjeksor, krahas Diplomës shqiptare të Specializimit në Sëmundjet Infektive dhe Epidemiologji, që e nisa dhe e mbarova karierën time mjeksore thjesht si MJEK, pa asnjë “ofiq” si akademik edhe funksional shtetëror, thjesht e vetëm sepse KURRË nuk ju bëra urë askujt përveç Profesionalizmit tim si dhe Betimit të Hipokratit, duke qënë kurdoherë

VETËVETJA……

KENI PLOT DJEM E VAJZA të mirëshkolluar, të mirëedukuar, të plotëmoralshëm dhe aspak të tunduar nga klepto-korrupsioni i qeverisjes 34 vjeçare DEMON-KRATIKE, si brënda edhe jashtë Shqipërisë së këndej Drinit të cilët me dijesinë dhe vullnetin e tyre, mundet mjaft mirë të përballojnë sfidat e zhvillimeve socio-ekonomiko-politike të vendit….

NGA KATEGORIA

“Me plumb ballit”/ Erion Braçe publikon mesazhin ku e kërcënojnë për “vrasje”…
POLITIKË

“Me plumb ballit”/ Erion Braçe publikon mesazhin ku e kërcënojnë për “vrasje”…

04/07/2026
Kushtetuesja i jep të drejtë Erion Veliajt! KUSH janë 5 gjyqtarët që kundërshtojnë burgosjen e tij
POLITIKË

Kushtetuesja i jep të drejtë Erion Veliajt! KUSH janë 5 gjyqtarët që kundërshtojnë burgosjen e tij

03/07/2026
ULTIMATUMI FINAL! Protestuesit i japin afat Ramës: “Nëse nuk jep dorëheqjen, të pret kjo gjë…
POLITIKË

“Përfaqësuesit e protestës takim me Ramën”/ Deputetja e PS jep lajmin: Jemi drejt dialogut…

03/07/2026
Fëmijët qëllojnë pankartën me portretin e Edi Ramës, zv.kryeministrja reagon e shqetësuar: Mos…
POLITIKË

Fëmijët qëllojnë pankartën me portretin e Edi Ramës, zv.kryeministrja reagon e shqetësuar: Mos…

02/07/2026
Del VIDEO/ Momenti epik! Protestuesit përzënë Adriatik Lapajn…
POLITIKË

Del VIDEO/ Momenti epik! Protestuesit përzënë Adriatik Lapajn…

02/07/2026
Përplasje e fortë, Elisa Spiropali kalon mes qytetarëve dhe i dërgon “mesazh” Edi Ramës: Mos u…
POLITIKË

Përplasje e fortë, Elisa Spiropali kalon mes qytetarëve dhe i dërgon “mesazh” Edi Ramës: Mos u…

02/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Arti në zi! VDES aktori i madh Shqiptar…

04/07/2026
Autokolona nga Kosova vjen për protestë në Tiranë/ Shikoni çfarë po ndodh…
AKTUALITET

Autokolona nga Kosova vjen për protestë në Tiranë/ Shikoni çfarë po ndodh…

04/07/2026
Rama befason me reagimin e papritur për DITËLINDJEN e tij/ Çfarë shkruan…
EDI RAMA

Rama befason me reagimin e papritur për DITËLINDJEN e tij/ Çfarë shkruan…

04/07/2026
“Me plumb ballit”/ Erion Braçe publikon mesazhin ku e kërcënojnë për “vrasje”…
POLITIKË

“Me plumb ballit”/ Erion Braçe publikon mesazhin ku e kërcënojnë për “vrasje”…

04/07/2026
Protesta për Zvërnecin/ Berisha zbulon “sekretin” e Ramës, ja çfarë pritet të bëjë nesër në…
EDI RAMA

Rama befason: Nëna e mikut tim në protestë, poshtërohej nga shteti…

03/07/2026
Tuneli i Llogarasë, Rama: E pabesueshme çfarë ka ndodhur në 2 ditët e fundit…
AKTUALITET

Merr fund pritja! Nis puna për hapjen e tunelit në bypass-in në qytetin…

03/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!