Wednesday, October 28, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

U rritet paga 118 mijë punonjësve! Ministri nuk ndalet: Ja kush përfiton…

by Rilindje
27/01/2026
in TË TJERA
U rritet paga 118 mijë punonjësve! Ministri nuk ndalet: Ja kush përfiton…

Ministri i Financave, Petrit Malaj foli për aksionin që kanë nisur në terren tatimet për nëndeklarimin e pagave, duke theksuar se të gjithë subjektet që nuk kanë reflektuar nga mesazhet ndërgjegjësuese do të jenë subjekt i kontrolleve të thelluara.

Rreth 25% e punonjësve deklarohen me paga 40–50 mijë lekë, 22% me paga 50–70 mijë lekë, ndërsa vetëm 7% rezultojnë me paga mbi 120 mijë lekë. Ministri theksoi se këto shifra nuk përputhen me realitetin e tregut

“Tregu ofron paga të tjera që janë më të larta. Në ndërtim kemi konstatuar nëndeklarim të pagave. Do orientohemi në formalizimin e tregut të punës, në rritjen e deklarimit të pagave por edhe në rritjen e xhiros së deklaruar. Te gjithë jemi të vetëdijshëm që tregu ofron paga shumë më të larta se ato të deklaruara në ndërtim”, tha Malaj.

Administrata Tatimore ndërmori në nëntor 2025 një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi, duke dërguar 13 mijë e 418 mesazhe të personalizuara për subjektet që operojnë në sektorin e ndërtimit. Pas kësaj nisme, 118 mijë punonjës të këtij sektori patën rritje page me rreth 9% në muajin dhjetor 2025, krahasuar me shtatorin e po atij viti.

“Tatimet nën nëntor 2025 ndërmorën një nisëm të ndërgjegjësimit të këtyre subjekteve, pasi në themel të punës sonë nuk është ndëshkimi, por ndërgjegjësimi që të përmbushin detyrimet tatimore. Janë 13.418 mesazhe të personalizuara ndaj subjekteve që operojnë në sektorin e ndërtimit. Pas mesazheve 118 mijë punonjës të këtij sektori patën rritje të pagave me 9% në muajin dhjetor 2025, krahasuar me shtatorin 2025 duke arritur në 78 mln euro. Ky sektor vuan mungesën e krahut të punës dhe pagat që deklarohen në këtë sektor nuk reflektojnë realitetin që përballet sektori i ndërtimit. Kemi subjekte që ende nuk kanë reflektuar, këto subjekte janë identifikuar dhe do jenë objekt kontrolli i thelluar nga administrata tatimore”, tha Malaj.

Kontrollet do të përfshijnë vetëm tek ato subjekte që nuk kanë respektuar pagat dysheme të caktuara nga tatimet prej 1 dhjetorit 2025. Me përjashtim të sanitarëve që do të kenë si dysheme pagën 60 mijë lekë, të gjithë të punësuarave e tjerë nuk duhet tu deklarohet rrogë nën 80 mijë lekë. Me këtë listë të tatimeve pagat dysheme në ndërtim e rritin automatikisht rrogën mesatare të sektorit nga 68 mijë lekë në 85 mijë lekë te reja.

NGA KATEGORIA

Grida Duma ra pa ndjenja në Top Channel, zbardhen DETAJE të reja…
TË TJERA

Grida Duma ra pa ndjenja në Top Channel, zbardhen DETAJE të reja…

27/10/2026
Grida Duma bie pa ndjenja në “Top-Story”, ndërpritet transmetimi LIVE/ Çfarë ndodhi…
TË TJERA

Grida Duma bie pa ndjenja në “Top-Story”, ndërpritet transmetimi LIVE/ Çfarë ndodhi…

27/10/2026
LAJMI I FUNDIT/ Veliaj “tërmet” në Bashkinë e Tiranës, SHKARKOHEN para zgjedhjeve…
TË TJERA

“Shpallen 1,500 fituesit!”/ Bashkia e Tiranës jep lajmin e mirë për qytetarët…

26/10/2026
U qëllua me plumb gome në sy/ Presidenti i FSHF, Armand Duka merr vendimin për 28-vjeçarin
TË TJERA

U qëllua me plumb gome në sy/ Presidenti i FSHF, Armand Duka merr vendimin për 28-vjeçarin

25/10/2026
“Çohu dil jashtë”/ “Plas” sherri, moderatori përzen nga studion Sara Milen: Këtu…
TË TJERA

“Çohu dil jashtë”/ “Plas” sherri, moderatori përzen nga studion Sara Milen: Këtu…

24/10/2026
“Nuk do të vijë puna te vota!”/ Kur do largohet Edi Rama? Kryeministri i përgjigjet Fevziut
TË TJERA

“Nuk do të vijë puna te vota!”/ Kur do largohet Edi Rama? Kryeministri i përgjigjet Fevziut

21/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…
POLITIKË

Gjykata e Lartë i jep të drejtë Veliajt, urdhëron Gjykatën e Tiranës të…

27/10/2026
“E ka vendosur Edi Rama”/ Caktohet data për zgjedhjet në Shqipëri? Zbulohet FTESA e papritur e Presidentit Begaj…
POLITIKË

“E ka vendosur Edi Rama”/ Caktohet data për zgjedhjet në Shqipëri? Zbulohet FTESA e papritur e Presidentit Begaj…

27/10/2026
Dimri vjen para kohe! LAJM I FUNDIT: Bie dëbora e parë në Shqipëri, në qytetin…
AKTUALITET

Dimri vjen para kohe! LAJM I FUNDIT: Bie dëbora e parë në Shqipëri, në qytetin…

27/10/2026
Rama tregon “planin” që po sjell ndryshimin DRASTIK: Në Shqipëri do të…
EDI RAMA

“Grijeni sallatën”/ Kryeministri Edi Rama befason me reagimin e fortë: Nesër, flet qeveria…

27/10/2026
LAJM I MIRË/ Rritet ekonomia! Rama premton rritje rroge, kurse pensionistët…
EDI RAMA

Qeveria Rama bën gati “ligjin e ri” mbi pagat, kush merr rrogë mbi 700 mijë lekë do të…

27/10/2026
Dalin të dhënat e sondazhit/ Qytetarët zgjedhin, ja kush parti do të fitojë zgjedhjet e “11 Majit”
POLITIKË

Zgjedhjet/ Presidenti Begaj kryen LËVIZJEN e fundit, më datën 30 tetor…

27/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!