Çmimi i naftës ka zbritur për herë të parë në Shqipëri në nivelet më të ulëta që nga fillimi i marsit, përpara fillimit të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Bordi i Transparencës i ngritur nga Edi Rama vendosi që nafta do të tregtohet me 192 lekë për litër, nga 197 lekë që ishte deri tani.
Ky është niveli më i ulët rekord i çmimit të naftës që nga 2 marsi 2022. Më pas çmimet filluar rritjen e shpejtë, si rrjedhojë e çrregullimeve që solli në tregun global lufta, duke kulmuar deri në 265 lekë për litër.
Edhe çmimi i benzinës është ulur duke u tregtuar në vend me 187 lekë per litër.












