Mjeshtri i madh, Mirush Kabashi sot është përcjellë për në banesën e fundit. Mes lotësh, vajza e tij tregon se vdekja e Mirush Kabashit erdhi nga “një kurë që bëri tani së fundmi dhe për fat të keq ndodhi një komplkim”.
“Është akoma e pabesueshme për ne. Ai ishte mësuar t’i fitonte të gjithë betejat e tij, por nuk ia doli me këtë të fundit. E kam të vështirë ta pranoj ikjen e tij, e di që nuk do iki sepse ka lënë një vepër të madhe. I jemi mirënjohës publikut të thjeshtë që ai e donte shumë. E vërteta është që ai nuk e mendonte se do vinte kaq shpejt kjo ditë, për ne ishte e papritur edhe pse ai vuante nga një sëmundje e rëndë për 5 vite.
Luftoi, por vdekja i erdhi papritur, edhe pse ne e dinim që do të vinte, nuk je asnjëherë i përgatitur për këtë ditë. Vdekja erdhi nga një kurë që bëri tani së fundmi dhe për fat të keq një komplkim ndodhi dhe vdiq në spital. Kam pasur shumë biseda me të, dy javët e fundit i kam kaluar me të, për fat të keq ishim në spital”, tha mes lotesh vajza e Mirush Kabashit.












