Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme miratoi një sërë vendimesh. Një ndër vendimet e miratura ishin edhe ndryshimet në përbërjen e institucioneve.
Prefekt i Qarkut të Fierit, Arben Çuko është liruar nga kjo detyrë. Në këtë detyrë është emëruar ish-deputeti Anduel Xhindi, djali i ish-deputetit të ndjerë socialist, Fatmir Xhindi. Edhe prefekti i Qarkut të Vlorës, Plator Nesturi është liruar nga detyra. Atë do ta zëvëndësojë Evis Allushi i cili u emërua prefekt i Qarkut të Vlorës.
Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe ndryshimet lidhur me procedurat e sigurisë për gjyqtarët e gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, prokurorët e Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.












