Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas lajmit se “xhubleta” është shqiptare është regjistruar në UNESCO.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Yuri Kim uron ministren e kulturës, Elva Margariti, ndërsa thotë se xhubleta shqiptare është një fustanet më të bukur në botë.
“Xhubleta është një nga fustanet më të bukur në botë. Është e mrekullueshme të shohësh trashëgiminë kulturore të njohur, të mbrojtur dhe të promovuar. Urime”, shkruan Yuri Kim. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka bërë me dije se veshja tradicionale “xhubleta” është pranuar si pjesë e trashëgimisë kulturore nga UNESCO. Ministrja pak minuta më parë njoftoi se fustani tradicional “Xhubleta” shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit.