Këshilli i Ministrave këtë të mërkurë ka miratuar në parim marrëveshjen për heqjen e ndërsjellë të vizave me dy shtete të tjera, atë të Nikaraguas dhe Kirgizstanit.
Vendimi i Qeverise Rama u publikua në faqen zyrtare të Kryeministrisë dhe u miratua pas propozimit të Ministrit të Jashtëm, Igli Hasani.
Tashmë lëvizja e shqiptarëve zgjerohet akoma edhe më shumë, pasi me pasaportën e zakonshme mund të lëvizim lirshëm drejt këtyre dy vendeve.












