Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

ZBARDHET axhenda e Edi Ramës në Turqi! I shoqëruar nga Linda Rama, çfarë pritet…

by Rilindje
07/07/2026
in SHOWBIZ
Kryeministri Rama e thotë troç: Unë pa gruan time jam si…

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, pritet të mbërrijë këtë të martë, në orën 14:00 në aeroportin e Ankarasë, për t’iu bashkuar punimeve të Samitit të NATO-s ku janë mbledhur liderët e vendeve aleate për të diskutuar mbi sigurinë globale, mbrojtjen dhe sfidat e reja gjeopolitike.

Newsbomb ka mësuar axhendën e plotë të kreut të qeverisë, e cila përfshin pjesëmarrje në aktivitetet zyrtare të samitit, intervista për mediat ndërkombëtare si edhe një sërë takimesh dypalëshe me liderë të rëndësishëm të rajonit dhe më gjerë.

Pas mbërritjes në Ankara dhe transferimit drejt qytetit, kryeministri Rama pritet të marrë pjesë në nënshkrimin e Deklaratës së Themelimit të “Defence, Security and Resilience Bank (DSRB)”, një nismë e re që synon të mbështesë investimet në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe qëndrueshmërisë.

Në mbrëmje ai do t’i bashkohet ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes që organizohet nga Presidenti i Turqisë për liderët pjesëmarrës në samit.

Dita e dytë e samitit, më 8 korrik do të jetë e mbushur me takime të nivelit të lartë. Rama do të zhvillojë fillimisht një deklaratë për mediat në hyrje të samitit, përpara se të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Më pas ai do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes së liderëve nga presidenti Erdogan dhe Rutte si edhe në mbledhjen plenare të Aleancës në nivel krerësh shtetesh dhe qeverish.

Axhenda e pasdites parashikon një seri takimesh dypalëshe me liderë të rëndësishëm. Kryeministri shqiptar do të zhvillojë bisedime me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansa, me kryeministrin e Hungarisë, Peter Magyar si edhe një takim kokë më kokë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Në program është parashikuar edhe një takim dypalësh me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Po ashtu Newsbomb mëson se ditën e enjte, kryeministri Rama do të zhvillojë një takim bilateral me presidentin Erdogan në Pallatin Presidencial në Ankara.

Takimi mes Ramës dhe Erdoganit pritet të fokusohet në forcimin e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Turqisë, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, sigurisë, ekonomisë dhe investimeve, si edhe zhvillimet më të fundit në rajon dhe në arenën ndërkombëtare.

NGA KATEGORIA

Zhdukja e Elton Tozajt, Ilir Vrenozi zbulon telefonatën bombë që i mbërriti për “fatin” e tij
SHOWBIZ

Zhdukja e Elton Tozajt, Ilir Vrenozi zbulon telefonatën bombë që i mbërriti për “fatin” e tij

12/11/2026
Zhvillim i papritur! Ardit Gjebrea paraqitet sot në SPAK, kush është arsyeja…
SHOWBIZ

Zhvillim i papritur! Ardit Gjebrea paraqitet sot në SPAK, kush është arsyeja…

06/11/2026
Pas skandalit me Adi Hilën/ Eli Fara befason të gjithë! Askush nuk e priste VENDIMIN e saj…
SHOWBIZ

Pas skandalit me Adi Hilën/ Eli Fara befason të gjithë! Askush nuk e priste VENDIMIN e saj…

13/10/2026
Blerina Matraku në lot për babanë e saj: Nuk e kam turpëruar! Kush shpërndau videot…
SHOWBIZ

Blerina Matraku në lot për babanë e saj: Nuk e kam turpëruar! Kush shpërndau videot…

11/10/2026
Video skandali me Adi Hilën, del për herë të parë në publik Blerina Matraku: I dhashë 10 mijë euro…
SHOWBIZ

Video skandali me Adi Hilën, del për herë të parë në publik Blerina Matraku: I dhashë 10 mijë euro…

11/10/2026
Vajza e Adi Hilës merr këtë vendim EKSTREM pas video skandalit…
SHOWBIZ

Vajza e Adi Hilës merr këtë vendim EKSTREM pas video skandalit…

11/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…
AKTUALITET

Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…

15/11/2026
“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…
EDI RAMA

“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…

15/11/2026
“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos
POLITIKË

“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos

15/11/2026
Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste
POLITIKË

Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste

15/11/2026
Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon me urgjencë Edi Rama: Askush s’do t’ia…
EDI RAMA

Rama i hoqi drejtimin e PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë: Mos u…

15/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave

15/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!