Këtë vit do të mësojmë numrin e saktë se sa shtetas shqiptarë dhe jo vetëm jetojnë brenda territorit të Shqipërisë, sa meshkuj e sa femra, sa të arsimuar dhe jo, si dhe informacione të tjera.
Nga data 18 shtator mbi 7.000 mijë persona do të dalin në terren për të grumbulluar dhëna të detajuara “derë më derë”.
“Censi i Popullsisë dhe Banesave” po kryhet për herë të parë pas 12 vjetësh dhe do të përmbajë rreth 8 module dhe 100 pyetje, për banesën, familjen, vendbanimin e punësimin. Në fshat, njerëzit do të pyeten edhe për angazhimin e tyre në bujqësi e blegtori.
Për pjesën më të madhe të pyetjeve, përgjigjet janë të detyrueshme. Përjashtim përbëjnë 3 pyetje që lidhen me etninë, fenë dhe gjuhën, të cilat janë konsideruar pyetje opsionale me deklarim të lirë. Censusi do të mbyllet me 28 tetor dhe të dhënat do të publikohen në qershor të vitit 2024.
Për qytetarët të cilët refuzojnë të përgjigjen apo nuk japin të dhëna të sakta, do të aplikohet një gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë.
Për qytetarët të cilët refuzojnë të përgjigjen apo nuk japin të dhëna të sakta, do të aplikohet një gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë.